Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë si pasojë e aferave korruptive, ndërsa ka premtuar se pas 6 tetorit “Kosova nuk do të përfaqësohet më, nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë”.
Paramendoni sa do të ishim 400 mijë por të investoheshim në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, ka thënë ajo, bën të ditur LDK-ja përmes një njoftimi për media. “Të tjerët që ju premtojnë Zvicra dhe kanë parulla kundër korrupsionit, ata janë vetë sinonim i korrupsionit. Të tillët nuk i duhen Gollakut dhe as Kosovës. Ata japin fjalë të mëdha, por kurrë asnjë punë të mirë për Kosovën nuk e kanë bërë. Prandaj nuk meritojnë një shans të dytë”, ka shtuar Osmani.