Në një intervistë për radion Kosova e Lirë zëvendësministrja në detyrë e Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, z. Arbëreshë Krasniqi ka treguar arsyet pse ka vendosur për t’i hyrë garës për deputete. Ajo ka thënë se gjatë punës në MTI ka shtyrë përpara projekte që kanë financuar punën e gruas me synim mbështetjen e femrave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri. Krasniqi ka theksuar se është duke punuar shumë në një plan se si do ta ndryshonim gjendjen e ambientit, sepse kemi shumë ndotje të ajrit, lumenjve, prerje të pyjeve e degradim të tokës bujqësore. Ndërsa në Kuvendin e Kosovës thotë se do të jetë zë i gruas, i nxënësve, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, bujqve, studentëve, arsimtarëve. Ajo thotë se programi i NISMA-s është dëshmuar në ministritë që kemi udhëhequr. Ua kemi kthyer dinjitetin pensionistëve, kemi ndërmjetësuar në punësimin e mbi 25 mijë të rinjve, kemi hartuar politika të mbështetjes për kategori që kanë qenë të harruara. Në MTI kemi punuar shumë për prodhuesit vendor. Kemi mbrojtur konsumatorin, kemi mbrojtur fëmijët nga lodrat e rrezikshme, kemi mbështetur prodhuesit vendor si asnjëherë më parë. Ne vetëm do t’i vazhdojmë këto punë të mira,ka thënë ajo ndër të tjera ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …