Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ata kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar. “Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi pas takimit. Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës janë shumë të mira, duke ofruar mbështetjen e shtetit të saj në të gjitha fushat për Kosovën. Thaçi, gjatë ditës, do të takohet me liderë të ndryshëm botërorë “për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …