Sot bëhen 21 vite nga rënia e mjekut dëshmor Lec Gradica. Për të nderuar veprimtarinë dhe rënien heroike të dëshmorit Doktor Leci, në orën 10:00 bëhen homazhe pranë varrit të tij Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Dr. Lec Gradica ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës më 24 shtator 1998. Ai ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantelbardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht. Dr. Leci është mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …