NISMA

Koalicioni parazgjedhor: NISMA AKR dhe PD nesër, më 25 shtator, do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës elektorale

Hapja zyrtare e fushatës zgjedhore në Kosovë fillon nesër dhe do të zgjasë deri me 4 tetor, edhe pse fushata realisht u zhvilluar gjatë tërë muajit shtator. Këto dhjetë ditë fushatë janë caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe pas 4 tetorit  do të jetë një ditë e plotë heshtje zgjedhore para datës 6 tetor kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Hapjen zyrtare të fushatës deri më tani për media e ka njoftuar Nisma Socialdemokrate. Nisma Socialdemokrate e cila e prinë koalicionin parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në dhe mban numrin zgjedhor 122, njofton se nesër më  25 shtator do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës elektorale. Kjo hapje e fushatës zgjedhore do të mbahet në Sallën 1 tetori nënë Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00. Limaj, në një tubim me strukturat e degës së Prishtinë kishte thënë se ata synojnë që të flasin për të tashmen dhe të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …