Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka paralajmëruar subjektet politike që të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, ndryshe rrezikojnë të gjobiten deri në 50 mijë euro. Kryetarja e PZAP-së, Gyltene Sylejmani, ka bërë të ditur kornizat ligjore për fushatën zgjedhore. Teksa tha se për mosrespektim të legjislacionit në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017, PZAP ka shqiptuar dënime në shumë prej 848 mijë e 900 euro, sidomos për shkelje të kodit të mirësjelljes. Ajo u ka bërë thirrje partive politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, pasi PZAP ka ndërmarr të gjitha veprimet e parapara ligjore për organizimin e zgjedhjeve. Faton Azemi, anëtar i PZAP-së, tha se do të mbrojnë dhe garantojnë votën e secilit qytetar, teksa pati një mesazh për subjektet politike dhe kandidatët e tyre për deputetë. PZAP përkujtoi subjektet politike që të kenë kujdes të mos përfshijnë në fushatë persona nën moshën 18 vjeçare, pasi në raste të tilla do të shqyrtohen gjoba.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …