Ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. “Kënaqësi e veçantë që së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, të jem pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE. Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër. Kosova do të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …