Themelohet Qendra për Karrierë në Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi” në Malishevë

Në ceremoninë e themelimit të Qendrës për Karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, mori pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i DAE-s, Blerim Thaçi, Katrin Ochsenbein, Këshilltare për Rajonale për Ekonomi dhe Punësim, Zyra Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Fikrije Zymberi, ushtruese e detyres e drejtorit të përgjithshëm, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Valbona Rraci, Zyrtare e Lartë e projektit EYE si dhe paneli nga Vushtrria, Gjakova dhe pronar të bizneseve. Kryetari, Begaj në fjalën përshëndetëse mes tjerash tha,”Sa herë vizitoi, Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi”, falënderoi Ambasadën Norvegjeze, për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti arsimor, për trajnimet profesionale të  mësimdhënësve që ka ofruar në Norvegji, por kam edhe vlerësime pozitive për ekipin udhëheqës të shkollës, sukseset e nxënësve dhe  vazhdoi, kjo “Qendër për Karrierë që po inaugurohet sot, është edhe një aset shtesë, për nxënësit tanë që të aftësohen për tregun e punës e kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me bizneset prodhuese, brenda komunës dhe jashtë sajë e pse jo, nxënësit tanë të janë të përgatitur si gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropian”,  në fund u  dëshiroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve. “Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 600 nxënës të kësaj shkolle  për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës”, theksoi mes tjerash, drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Nazmi Zogaj. Nga kjo Qendër për Karrierë, do të përfitojnë, nxënësit e tanishëm, të sapo  diplomuarit, të rriturit që kanë braktisur shkollën, bizneset, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi, njëherit do të përforcohen marrëdhëniet me sektorin privat, tregun e punës. Qendra të këtilla të Karrierës deri më tash janë themeluar në tetë komuna të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …