Nisma për Kosovën e orientimit socialdemokrat, dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.
Nisma për Kosovën do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë.
I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës së orientimit socialdemokrat për ndryshime, se nuk do të pendohen.
Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.
I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma për Kosovën (Socialdemokrate) do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim.
I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne dhe qytetarët e bashkuar rreth kësaj ideje, vjen ndryshimi i madh që i duhet Republikës sonë.
Nisma për Kosovën (Socialdemokrate) dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë.
Nisma Socialdemokrate do t’i ndihmoj mediat e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, drejt e në mënyrë profesionale, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies.
Nisma për Kosovën do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, të kontribuoj në cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.
Le të bëhemi bashkë të gjithë ne, që jemi dhe e duam të jemi bashkë me Socialdemokracinë moderne! Socialdemokracia e socialdemokratët, afrojnë e garantojnë shtetin e se drejtës, shtetin e drejtësisë sociale dhe shtetin e vlerave tradicionale kombëtare!
U beje apel të gjithë socialdemokratëve me bindje, anëtarë të partive të tjera apo dhe pa parti, që të bëhen pjesë e Socialdemokracisë moderne për shtetin me sovranitet!
Kosova nuk mund të ketë prosperitet e as progres pa Socialdemokracinë moderne! Stagnimi i progresit gjatë viteve të lirisë e të pavarësisë e konfirmojnë ketë!
Koha e ndryshimeve duhet përshpejtuar, ndryshimi është bere domosdoshmëri!
Mos të lemë që të na humbas koha! Koha për ndryshim është tani!