Ahmet Isufi: Lista e koalicionit AAK-PSD është oferta më e mirë për qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit

Nënkryetari i AAK-së  Ahmet Isufi, ka thënë se lista e koalicionit AAK-PSD dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj e kanë dëshmuar se janë oferta më e mirë për qytetarët në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Ahmet Isufi tha se programi 100% Kosovë është përmbledhje e veprimeve dhe politikave thelbësore për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës ku në qendër të tij është qytetari i Kosovës. Duke u ndalur tek ekonomia dhe krijimi i vendeve të reja të punës, Isufi deklaroi se politikat buxhetore do të jenë të tilla që të mbështesin drejtpërdrejt krijimin e vendeve të reja të punës dhe punësimin e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …