Në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ka ardhur dita për ndryshim në vend. “Thellë në zemrat tuaja, ju s’keni ardhur vetëm për Lëvizjen dhe mua, por për veten tuaj dhe fëmijët tuaj. E dini se është momenti i fundit për të shpëtuar vendin nga politikanë të pangopur e të paditur që na varfëruan. Keni ardhur sepse e dini se me këta që shkojnë në mëngjes si të akuzuar për korrupsion në gjykatë, e pasdite s’bëjnë asgjë. Ka disa që po habiten me rritjen e lëvizjes sonë. Por më mirë se askush tjetër ju e dini se rrugëtimi jonë s’ishte i lehtë as i shkurtër. Momenti jonë s’është befasi e çastit, por realitet i vonuar. Disa po dyshojnë akoma kush do të fitojë zgjedhjet. Po prodhojnë sondazhe e përqindje për të hutuar, por neve s’na duhet asnjë sondazh për të treguar se ka ardhur koha jonë, se erdhi dita për lëvizjen. E dini se erdhi dita për Vetëvendosje, se ndryshimi po vjen, se një diell i ri do të lindë pas 6 tetorit, mbi Kosovë e për Mitrovicë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …