Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit mbajti takimin e pestë, u diskutua rreth zbatimit të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit mbajti takimin e pestë gjatë këtij viti për të diskutuar për raportimin e mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020, si dhe për përgatitjen e Raportit vjetor 2019 të Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare, të rregullatorëve, si dhe të organizatave jo-qeveritare. Po ashtu, si vëzhgues, morën pjesë edhe përfaqësuesit e projektit të Komisionit Evropian “ Lëvizja e Lirë e Mallrave” FMG. Nga diskutimet e të pranishmëve u mor vendimi që për mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020 të kërkohet nga institucionet përkatëse, që janë të përfshira në këtë program, të përpilohet raporti përfundimtar në fund të vitit rreth zbatimit të objektivave të parapara sipas programit të Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Për këtë pikë, Këshilli vendosi me unanimitet që raportin ta përgatisin përfaqësuesit nga shoqëria civile, Lëvizja FOL dhe Instituti GAP, që janë anëtarë të këtij këshilli. Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe gjendja aktuale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në fusha specifike si:  sektori energjetik, sektori i derivateve dhe sektori financiar dhe sektorë të ndryshëm vitalë për konsumatorët. Në fund u diskutua edhe për mundësitë e asistimit tek organizatat donatore, që gjatë aplikimit të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit në fonde të ndryshme tek donatorët të mund të gjenden forma mbështetëse dhe më të lehta për t’i përkrahur këto organizata. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të angazhohet vazhdimisht në mbështetje të konsumatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …