Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si rezultat i kundërshtimit opozitar është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës sikur janë: Marrëveshja e Asociacionit dhe Demarkacionit. AK-ja do të mbetet e vendosur dhe e bindur se fronti qytetar është më i fortë sesa këta që e kanë kapur shtetin. “U vërtetua se kundërshtimi opozitar është më se i domosdoshëm dhe unë jam i lumtur që ai po i mbërrin efektet e veta për mbrojtjen e shtetit. Si rezultat i këtij kundërshtimi është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, marrëveshja e Asociacionit dhe e Demarkacionit. Ky kundërshtim u dëshmua i domosdoshëm edhe në ditën e votimit të kryetarit, ku Kuvendi i Kosovës arriti ta kontrabandojë për kryetar “arkitektin” e uzurpimit të shtetit! Janë të mjerë ata të cilëve krenaria e vetme u kanë mbetur: nënshtrimi, shitja dhe kontrabandimi i vullnetit qytetar. Unë dhe AAK-ja do të mbetemi të vendosur e të bindur se fronti qytetar është më i fortë sesa këta që e kanë kapur shtetin. Ne së bashku me qytetarët do të dimë që fuqinë që e kemi dhe që qindra e mijëra prej jush e manifestuat në disa protesta radhazi, ta orientojmë në rikthimin e demokracisë në vend. Kjo do të bëhet vetëm duke ia kthyer mandatin qytetarit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …