leoni

Albulena Haxhiu thotë se tarifa 100 për qind, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb

Haxhiu: Me entuziazmin e qytetarëve e hapem fushatën që më 6 tetor, shoqëria jonë të marrë frymën tonë

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se me entuziazmin e qytetarëve kanë bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë. Ajo ka thënë se më 6 tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymë sepse siç ka shkruar ajo tashmë erdhi dita “Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore. Më 6 Tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymën tonë sepse Erdhi dita! Erdhi dita të hedhim në deponi projektin e krimit të organizuar kundër shtetit të Kosovës. Erdhi dita për shtetin e së drejtës. Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe ligji përputhen si vepër e shoqërisë. Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe drejtësia përputhen si vepër e qeverisë. Ne duhet të synojmë që shoqëria të bëhet bashkësia e njerëzve që e respektojnë ligjin, ndërsa shteti të jetë bashkësia e institucioneve që respektojnë të drejtën. Ndaj, me thjeshtësinë e viteve të përpjekjeve tona, me respektin për vuajtjet e popullit tonë, këtu në Mitrovicë i urojmë njëri-tjetrit ditën e 6 Tetorit, ditën e ringritjes sonë me qeverinë Kurti dhe me Kosovën Republikë e popullit të vet”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …