Në praninë e mijëra qytetarëve, koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Gjatë këtij tubimi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të fuqishëm që shpalos vizionin e koalicionit NISMA-AKR-PD. Ai nder të tjerash tha se me qeverisjen NISMA-AKR-PD vendi do të ketë 8 % rritje ekonomike dhe 60 mijë vende të reja pune. “Pas 6 Tetorit ne do të sigurojmë qeveri të ndershme dhe me prosperitet. Buxheti i Kosovës do të jetë zhvillimor dhe jo vetëm për shpenzime. Synojmë të kemi rritje ekonomike prej 8% dhe mbi 60 mijë vende të reja pune në sektorin privat, ” u shpreh Pacolli. “Koalicioni ynë do të luaj rolin vendimtar në qeverinë e ardhshme. Qeveri kjo që do të ketë mirësi të përhershme me SHBA-të dhe Perëndimin. Ne do të synojmë që ta bëjmë Kosovën anëtare të NATO-s, OKB-së dhe organizatave të tjera vitale. Ne do ta ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe kjo do të arrihet duke pasur lidhje të qëndrueshme me SHBA-të dhe Perëndimin” tha presidenti Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …