Prokuroria e Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, që nga dhjetori i vitit 2018 e deri më tash, sipas të dhënave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka intervistuar rreth 100 të dyshuar dhe dëshmitarë , ndërkaq që ekspertët e çështjeve juridike penale ndërkombëtare, vlerësojnë që kjo prokurori është duke punuar me dinamikë të shtuar. Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumica e të intervistuarve deri më tash, gjatë luftës kanë qenë civilë, ndërkaq numri i ish -pjesëtarëve të UÇK-së të intervistuar, të cilët i janë paraqitur kësaj organizate, është më i vogël. Deri më tash, Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e saktë të personave të intervistuar, në çfarë cilësie janë intervistuar, si dhe kur mund të pritet aktakuza e parë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …