Filloi rregullimi i dy kilometrave rrugë në fshatin Bardh të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në Komunën e Malishevës, për vitin 2019 dhe në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet, edhe në fshatin Bardh ka filluar hapja dhe rregullimi edhe i rreth dy kilometrave rrugë, ku përfshihen rruga për në shkollën dhe rrugët në disa lagje të fshatit. Fillimin e punimeve në rrugët e fshatit Bardh, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit dhe i ka uruar për rregullimin e rrugëve. “Ne jemi duke i realizuar të gjitha planifikimet për këtë vit dhe në kuadër të këtyre planifikimeve janë rreth dy kilometra rrugë në fshatin e juaj, por mbi të gjitha është duke u rregulluar edhe rruga e shkollës, e cila pritet të hapet nga java e ardhshme”, tha Berisha. “Ju banorë të Bardhit, i gëzofshi këto rrugë, të cilat janë jetike për juve, pasi do ta keni më të lehtë lëvizjen dhe jetesën në fshatin e juaj. Gradualisht, përmes projekteve konkrete, jemi duke u munduar që të lehtësojmë jetesën për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, në të gjitha vendbanimet, e sidomos në fshatrat e thella”, tha nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha. Edhe banorët janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve në rrugët e tyre, pasi lëvizja me automjete është mjaft e vështirësuar, sidomos kur fillojnë shirat dhe bora, për shkak të konfiguracionit të terrenit në fshatin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …