Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të AKV “Kemajl Azizi”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, të cilët u shoqëruan nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune, Milot Lala. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, u njoh për së afërmi me pjesëmarrjen e këtij ansambli në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve dhe Këndimit “Emerald Island” që është zhvilluar në Thassos të Greqisë. Me këtë rast Kryetari Haliti i ka uruar atyre për sukseset e vazhdueshme që ka AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia duke potencuar se për shkak të angazhimit të madh dhe të përfaqësimit dinjitoz të Komunës së Vitisë nga ky ansambël. “Më të vërtetë jeni ambasadorët më të mirë të vendit tonë të cilët përmes këngës dhe valles po e përfaqësojnë vendin tonë në festivalet e ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. Puna juaj meriton respekt por edhe përkrahje morale e financiare. Ne do të vazhdojmë përkrahjen tonë me qëllim që ju të ju jepni hapësirë talenteve të rijnë. Kosova e në veçanti Vitia, krenohet me të rinjtë e saj të cilët po zbukurojnë dhe po bëjnë krenar vendin tonë ”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq Arsim Abazi nga ky ansambël, falënderoj komunën e Vitisë, në veçanti Kryetarin Haliti për mbështetjen e dhënë duke potencuar se pa mbështetjen e tij nuk do të kishte qenë e mundur që ky ansambël të merre pjesë në festivalin e Greqisë. Ai shtoj se një falënderim të veçantë shkon edhe për Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë. Ndonëse ky ansambël veprimtarinë e tij e zhvillon që nga viti 2003 ajo në vitin 2011 është shndërruar nga Kuvendit Komunal i Vitisë në ansambël zyrtar të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …