Philip Kosnett, ambasadori i SHBA-ve, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend. Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit. “Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai. Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i para fushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje. Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni, kanë porositur Philip Kosnett e Nicholas Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me bashkatdhetarët në Londër, ka deklaruar se qeveria shqiptare …