Rrahim Tërnava: Komuna e Fushë Kosovës keqpërdori buxhetin, nuk hapi vende pune

Rrahim Tërnava: Komuna e Fushë Kosovës keqpërdori buxhetin, nuk hapi vende pune

Mbështetje për digjitalizimin e shitjes dhe grantet e vogla për gratë në zanate të ndryshme siç është rrobaqepësia, ka premtuar Rrahim Tërnava nëse zgjidhet deputet. Kandidati nga Fushë Kosova në listën e PDK-së me numër 77, Rrahim Ternava, u ka thënë grave në Miradi të Epërme se punësimi i grave është i mundur me një buxhet solid. Ai theksoi se Komuna e Fushë Kosovës buxhetin prej 12.5 milionë euro nuk e ka orientuar asnjëherë në drejtim të rritjes së punësimit dhe zhvillimit të Fushë Kosovës. “Ata që e kanë përfaqësuar Fushë Kosovën në Kuvend kurrë nuk e kanë ngritur zërin për qytetarët, e ata që kanë qeverisur me komunën e kanë keqpërdorur buxhetin  dhe nuk e kanë orientuar për punësimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Fushë Kosovës” ka thënë Rrahim Ternava.

Ai ka thënë se me një buxhet të vogël mund të ndihmohen gratë në zanate, sikurse në  makina për qepje, që ato të punojnë dhe t’i shesin prodhimet e tyre nëpër shumë kompani vendore. “Së bashku mund të bëjmë ndryshimin, së bashku mund ta kthejmë vëmendjen dhe investimet në Fushë Kosovë, duke e ngritur zërin dhe duke ju përfaqësuar dinjitetshëm në Kuvend”. Ai ka ftuar gratë që të mos i votojnë sërish ata kandidatë që  nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre gjatë mandateve të kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …