leoni

Kryetari Haliti vizitoj disa vendpunishte në Skifteraj e Letnicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar disa nga lokalitetet e kësaj komune ku janë duke u zhvilluar punimet e ndryshme. Me këtë rast Kryetari Haliti ka vizituar fshatin Skifteraj ku janë duke u asfaltuar disa rrugë nga pjesa e Xhamisë së vjetër. Bëhet me dije se në këtë lokalitet është duke u punuar në asfaltimin e rrugëve në lagjet: Musliu, Emerllahu, Bislimi, Sylejmani, Ismajli, Lutfiu, Miftari. Gjithashtu po asfaltohen edhe rrugët “21 Shatori”, “ Varrezat e të rënëve në mina”, aneksi i rrugës “Kenan Halimi” që lidhët me rrugën “ Daut Sadiku”, aneksi i rrugës “17 Shkurti” që lidhët me rrugën “Daut Sadiku” si dhe aneksi i rrugës “Flakadanët” Përndryshe janë duke u vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Gjylekar-Subëll e Poshtme. Ndërkaq Kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Letnicë ku së shpejti pritet të fillojnë punimet në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit brenda këtij fshati. Përndryshe janë duke u zhvilluar procedurat e tenderimit për fazën e dytë të projektit me të cilën pritet të bëhet rregullimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Stubëll e Epërme dhe Debelldeh. Ky projekt pritet të realizohen falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …