Jugohrom

Pas informacioneve për rihapjen e kombinatit Jugohrom ka reaguar Lëvizja “Nëna dhe fëmija”

Pas informacioneve për rihapjen e kombinatit Jugohrom sipas paralajmërimit edhe nga vetë  udhëheqja e këtij kombinati, Lëvizja “Nëna dhe fëmija” ka shprehur indinjatë të thellë rreth këtij  vendimi duke e pasur para sysh që kjo fabrikë do të rihapet pa instalimin e filtrave ekologjik të  shumëpritur, me çka do të parandalohej emetimi i pluhurit në sasi deri në 30 ton në ditë, në nën qiellin e  Tetovës   Me matjet e bëra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjatë muajve janar dhe  shkurt, përfundimisht u pa që Tetova ka ajër më të pastër për rreth 40%. Kjo përbën një provokim të  rëndë që i bëhet qytetit të Tetovës, ku abonimi për ditë me ajër më të pastër po skadon me 1 mars. U  bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që mos lejojnë rihapjen e këtij helmuesi pa mos i plotësuar  standardet ekologjike, në të kundërtën ato do të bartin përgjegjësitë ligjore për pasojat e shkaktuara. Ne  nënat duam që fëmijët tanë të rriten në ambient të pastër, në ambiente me gjelbërime, në shkolla e  spitale me kushte normale, në rrugë pa pluhur e me transport publik, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj Lëvizjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …