Ilir Meta

Kryetari, Ilir Meta, ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, konstaton Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta. Ai ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Në raportin e siguruar nga Top Channel thuhet se “Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”. Sipas raportit të Komisionit të Venecias, ‘zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme).’ Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta.

Ne rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar. Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc. Ilir Meta edhe pse kryetari i Shtetit, sipas pazarit politik me Partisë Socialiste në muajt e fundi ka përkrahur vetëm opozitën e dhunshme në krye të së cilës ishte edhe gruaja e tij, Monika Kryemadhi. Kohë më parë Ilir Meta kishte deklaruar se në rast se Komisioni i Venecias vlerëson se ai kishte shkelur Kushtetutën do të jepte dorëheqje.

Komisioni i Venecias thotë se:

– I vetmi rast per te cilin Presidenti mundet te anuloje zgjedhjet lokale eshte situata emergjente, por edhe ne kete rast duhet vepruar ne perputhje me parashikime ne ligj ose zgjidhje ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, te perkohshme).

– Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas behet kur shpallet gjendja e jashtezakonshme, procedure qe normohet nga Kushtetuta. Ne rastin e anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit, kjo procedure nuk eshte repsektuar.

– Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprire as ndonje marreveshjeje politike per te krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.

– Anulimi I zgjedhjeve, ne mungese te aplikimit te mekanizmave te parashikuar me ligj, ka ndikuar ne menyre jo proporcionale ne te drejten e zgjedhesve per te zgedhur.

– Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta.

– Presidenti e kaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anulluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese kjo shkelje eshte e rende apo jo.

– Presidenti ka tejkaluar kompetencen e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyre zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore te posacme. Ne opinion jepen nje seri elementesh per te percaktuar rendesine e nje shkelje kushtetuese. Nisur nga keta elemente, shkeljet mund te mos jene mjaftueshem te natyres se rende, por edhe nese jane te tilla, nisur nga kompetencat qe ka seanca plenare e Kuvendit per te respektuar qellimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancen, eshte ai organi qe i merr ne konsiderate te gjithe sa me siper per te vendosur shkarkimin e Presidentit.

Përfundimet e Komisionit të Venecias i kanë mberritur paraprakisht presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, të cilët ndoshta do të bëjnë komentet e tyre.

Në opinionet e Komisionit të Venecias duket e qartë se presidenti Meta është kapur në shkelje Kushtetuese che fati i tij është në dorë të Komisionit parlamentar që po heton shkeljet, dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, ndërsa zgjedhjet lokale janë konsideruar legjitime

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …