Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duke folur në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai theksoi se është e pajustifikuar që BE mban peng 2 milionë qytetarë të Kosovës në një kohë kur prej 2014 pjesë e regjimit të Shengenit janë bërë më shumë se 100 milionë njerëz. “Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia që të bëhet pjesë e të gjitha organizatave rajonale ndërkombëtare, ku çdo vend sovran e i pavarur i botës ka të drejtë të bëhet pjesë”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për të fituar lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar në mënyrë kaq të palëkundur ndaj perspektivës së tyre për në BE. “E dashur BE, ndaloje këtë gjë të pakuptimtë!”, tha më tutje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …