Demokracia në Veprim: Për tri ditë të fushatës zgjedhore partitë politike i kanë shpenzuar 1 milion e 63 mijë euro

Demokracia në Veprim ka konstatuar se për tri ditë të fushatës zgjedhore, partitë politike i kanë shpenzuar 1 milion e 64 mijë euro. Përfaqësuesit e Demokracia në Veprim (DnV) kanë vlerësuar se atmosfera e fushatës zgjedhor deri më tani është e qetë dhe deri më tani janë realizuar 217 aktivitete nga të gjitha subjektet politike, ku prijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me gjithsej 70 tubime. Gjatë konferencës për medie, përfaqësues të Demokracisë në Veprim tërheqen vërejtjen se partitë politike kanë filluar të mos e respektojnë obligimin e tyre për të mos i lajmëruar aktivitete në KZK, ku sipas  legjislacionit në fuqi të gjitha aktivitetet politike duhet të lajmërohen 24 orë më herët. Gjithashtu u tha se kanë vërejtur edhe fenomene negative nga subjektet politike, siç janë shfrytëzimi i veturave zyrtare për fushatë, përdorimi i shërbyesve civilë. Ai theksoi se këto fenomene po ndodhin në komunat ku partitë politike udhëheqin me atë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …