Duke paraqitur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD, kandidati për deputet, Visar Ymeri tha se me qeverisjen e vendit nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë. Ai theksoi më tutje se paga minimale duhet të shndërrohet në një instrument që e lufton varfërinë dhe rrit barazinë në Kosovë duke përmirësuar pozitën e punëtorëve të sektorit privat që ka mangësi të madhe në të drejtat e punës dhe mënyrën si paguhen e oraret që detyrohen të punojnë ata. Ne kemi katër pika që do t’i zbatojmë menjëherë për pagën minimale. Atë do ta rrisim menjëherë sipas rezolutës, Haradinaj ta shndërrojë në vendim qeveritar, theksoi kandidati për deputet nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …