Bogujevci: Lëvizja Vetëvendosje ka programin e saj e cila ofron mirëqenie për të gjithë qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje programin e saj qeverisës e ka paraqitur para votuesve, simpatizantëve dhe qytetarëve të komunës së Besjanës. Kandidatja për deputete, Saranda Bogujevci tha se në programin e tyre për të qeverisur kanë 20 pika prioritare. “VV-ja qysh nga viti 2013 ka pasur programin e saj, edhe këtë vit kemi 20 pika prioritare, një ndër këto pika është edhe çështja e mirëqenies në këtë rajon. Kjo është granti i katërt i komunave. Përmes këtij granti në katër vitet e ardhshme komunave do të ju alokohen para, ato do të vendosin vetë, duke filluar nga zhvillimi i ekonomik, turizmi rural, mbështetjet inovative, sporti, furnizimi me ujë, kanalizimi. Pra këto shuma do të ndahen barabartë për të gjitha. Pra të dashur qytetarë ka ardhur koha për të vendosur për vendin tonë, ju do të vendosni se kush do të jetë e tanishmja dhe ardhmja e juaj me VV-në”, deklaroi në mes tjerash kandidatja për deputete, Saranda Bogujevci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …