Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica ka thënë se me qeverisjen e vendit nga koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, të gjithë pensionistët kontribut dhënës do të marrin pensione meritore dhe do të kenë trajtim të dinjitetshëm. Ai shtoi më tutje se të gjithë punëtorët që janë larguar me dhunë nga regjimi serb do t’u njihet përvoja e punës dhe theksoi se me reformën pensionale të hartuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nën udhëheqjen prej tij, të gjithë këtyre pensionistëve do t’u njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë. Me NISMA-n në Qeverinë e ardhshme, sipas ministrit në detyrë, që në fillim të mandatit do të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë t’i marrin pensionet kontributive meritore”, u zotua kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica në takimin me pensionistët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …