Fatmir Limaj: Vendit i duhet unitet dhe forcë për t’ia kryer disa tema të rëndësishme për shtetin

Fatmir Limaj: Vendit i duhet unitet dhe forcë për t’ia kryer disa tema të rëndësishme për shtetin

Nisma Socialdemokrate në orët e mbrëmjes është takuar me strukturat dhe simpatizantët e saj nga Vitia dhe Kllokoti, të cilët u mirëpritën me “surla e tupana”. Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-ARK-PD, Fatmir Limaj teksa shpalosi programin e tij politik për katër vitet e ardhshme, tha se programi Bashkë për Shtetin është kthyer në lëvizje qytetare. Kreu i Nismës Socialdemokrate deklaroi se vendit i duhet unitet dhe forcë për t’ia kryer disa tema të rëndësishme për shtetin, të cilat sipas tij mund të marrin epilog vetëm duke qenë të bashkuar. Limaj tha se duke qenë të bashkuar për shtetin, do të ofrojnë mundësi më të mira për gratë, pensionistët dhe të rinjtë, teksa premtoi sigurime shëndetësore dhe zbatim të Ligjit të punës për punëtorët. Ai theksoi se një njeri për të udhëhequr vendin, duhet ta duaj vendin dhe të dijë, sepse në të kundërtën “e merr shtetin në qafë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …