Organizata e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut-dega Elbasan, me Shoqatën “Familjet e Dëshmorëve”, me Shoqatën e të burgosurve politikë, dhe me Shoqërinë “Lëvizja”, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 75 vite më parë u pushkatuan 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë. Nga ky memorial kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve, Gani Krasniqi, bëri thirrje që të respektohen vlerat të cilat janë pjesë jo vetëm e kombit dhe historisë shqiptare por edhe të lirisë sonë. Ai kërkoi që të vazhdohet rrugën dhe përpjekjet drejt projekteve të mëdha, sikurse bën të paret tanë. Ndërsa, kryetarja e organizatës “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, dega Elbasan, Xhulieta Gracani, tha se janë të lumtur që gjenden sot këtu por në të njëjtën kohë edhe të mallëngjyer nga ndarja e gjatë në mes të dy trojeve tona. Ndër tjera ajo shtoj se historia e popullit tonë të vuajtur gjithmonë është shkruar me gjak. Përndryshe, 75 vite më parë u pushkatuan 104 qytetarë shqiptarë në kryeqytet.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …