Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Thirrja e disa liderëve gjatë fushatës “se vetëm me mua kryhen krejt punët” është mashtruese

Në vazhdën e tubimeve elektorale, Nisma Socialdemokrate ka takuar strukturat, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë në Gjakovë, nga ku kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka theksuar nevojën që të bëhen bashkë, pasi sipas tij Kosovën, kurrë asnjëherë nuk mund të mbrojë vetëm një njeri. Limaj po ashtu iu paraqiti programin e tij qeverisës qytetarëve të Gjakovës, duke e cilësuar si më të nevojshmin për Kosovën.“Kosovën kurrë, askush nuk ka me mbrojt vetëm një njeri, ne e mbrojmë bashkë. Asnjëherë Kosova nuk është zhvilluar vetëm me një njeri. Thirrja që veç me mua kryhen krejt është mashtruese. Ai sërish theksoi nevojën që pavarësisht dallimeve me partitë politike, ata nuk duhet të t’i shohin si armiq, teksa kërkoi debat me kundërkandidatët e tij për kryeministër.“Rrafsh që nja 20 ditë jam duke i thirr hajdeni burra e gra dalim para qytetarëve, dalim në debat atje dhe u tregojmë njerëzve çka ofrojmë ne. Ejani dalim në debat bashkë, keni dashtë me dalë me e drejtuar vendin, dil tregoj qytetarit të Kosovës qysh ia zgjidh problemet, mos u fshih pas partisë, ne kemi shumë pyetje me iu bë, ju mua, ata mua dhe unë atyre, ejani dalim dhe t[ shohim se  kush jemi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …