leoni

Kurrë më nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në rikonfirmon, kryetari i LDK-së Isa Mustafa

Kurrë më nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në rikonfirmon, kryetari i LDK-së Isa Mustafa

Gjatë një tubimi elektoral në Prishtinë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë përkrahje të fuqishme kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ka përjashtuar çdo mundësi të koalicionit paszgjedhor me PDK-në. “Dua ta përsëris atë që e ka thënë në vazhdimësi kandidatja jonë për kryeministre, Vjosa Osmani, që s’ka koalicion me PDK-në. Unë e vërtetoj dhe e përkrahë këtë qëndrim të partisë. Në LDK nuk ka asnjë njeri që parapëlqen koalicion me PDK-në. Prandaj kjo është punë e përfunduar”.  Zyrtarët e PDK-së po “brengosen dhe po qajnë pse LDK-ja po shkon në koalicion me Vetëvendosjen”. “Ata do të flasin çdo ditë, do të thonë çdo ditë, por koalicioni me PDK-në nuk do të bëhet kurrë”, shtoi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …