Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të kryetarit të Francës, Zhak Shirak

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Francës, Zhak Shirak.  Ai ka shkruar se Shiraku ka mbështetur aspiratën e Kosovës për liri. “Presidenti mbështeti aspiratën e Kosovës dhe doli kundër fushatës së gjenocidit dhe pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Thaçi, duke e publikuar edhe një pjesë të fjalimit të Shirakut për Kosovën në vitin 1999.

Ja se çfarë thoshte Chirac në vitin 1999: “Sjellja e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur. Sa familje të shqyera, sa qytete martire? E pra, u bë mjaftë. Çdo gjë është provuar për t’iu dhënë fund këtyre praktikave të mizorisë. Duhet që sot të ndalen ingranazhet e barbarisë dhe t’ia largojmë këtij regjimi mjetet me të cilat është pajisur për t’i kryer këto operacione. Për muaj të tërë, amerikanët, evropianët, rusët, së bashku kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta gjetur një zgjidhje të ekuilibruar dhe paqësore. Kjo ndodhi në veçanti në Francë gjatë takimeve në Rambuje. Dhe përballë refuzimit kryeneç të qeverisë serbe dhe të presidentit të saj, u desh që të vendosim ta përdorim forcën”, kishte thënë asokohe presidenti Chirac.

Kryetari Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Francë me ish-kryetarin amerikan, Bill Clinton, në kuadër të ceremonisë mortore të ish-presidentit francez, Zhak Shirak. Thaçi ka thënë se me Clintonin kanë përkujtuar angazhimin e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …