Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Sindikata e Pavarur e Judikaturës e Kosovës njofton se ka vazhduar pezullimin e grevës se paralajmëruar me 1 tetor

Sindikata e Pavarur e Judikaturës e Kosovës, përmes një njoftimi për opinionin, bën të ditur se ka vendosur të vazhdojë pezullimin e grevës të cilën e kishte planifikuar ta fillojë nga nesër, më 1 tetor. “Ju njoftojmë se Kryesia e Sindikatës e Pavarur të Judikaturës së Kosovës, ka vendosur që të vazhdojë pezullimin e grevës e përcaktuar të fillojë për nesër – me 1 tetor 2019, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe deri në konsolidimin e organeve legjitime, atëherë kur edhe do të ketë një adresë të saktë për adresimin e realizimit të kërkesave të SPJK-së. Për aktivizimin e grevës do të jeni të njoftuar me kohë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …