Elisa Spiropali: Me fytyrat e maskat e tyre në protesta, nuk ai dalin të krijojnë besimin e publikut, në rrugën e tyre të shëmtuar

Derisa Ilir Meta thotë se është “Luan” i Venecias, Elisa Siropali përgjigjet se nuk bën koment për zoologjinë, por për ligjin

Elisa Spiropali, zyrtare e lartë e  Partisë Socialiste, ka komentuar  vendimin e Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës nga kryetari, Ilir Meta. “Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës, thotë ajo.

Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementet që dhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar, “ne jemi të vendosur që si shumicë dhe si Parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend”, tha ajo. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, por  nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës, i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit. E pyetur për “Luanin e Venecias” me të cilin Presidenti e krahasoi vetën, një ditë më parë, Spiropali përgjigjet se nuk mund të bëhet koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmëri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …