Shpejtim Bulliqi

Bulliqi: Disa aventurierë dhe servilë politikë duan të më largojnë nga LDK-ja, për shkak se kam refuzuar Thaçin për kryetar

Zyrtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka reaguar lidhur me lajmin se në mbledhjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafa me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka kërkuar përjashtimi i pesë deputetëve që refuzuan të shkojnë në seancën e zgjedhjes së Thaçit president,Bulliqi ka deklaruar për mediet se  në mbledhjen e kryetarëve te degëve të LDK-së disa aventurierë dhe servilë politikë të cilët deri më tani njihen si nomadë nëpër disa subjekte politike, paskan kërkuar që të më largojnë nga LDK-ja për faktin se nuk kam votuar Hashim Thaçin për kryetar”, ka thënë Bulliqi. Në karrierën time politike deri më sot kam kaluar nëpër të gjitha nivelet organizative të LDK-së, që nga kryetari i aktivit, nëndegës, nënkryetari e anëtari i kryesisë së degës e deri te anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së fal përkrahjes se elektoratit tonë besnik”. Dua të ju bëjë me dije se veprimet e mia prej atëherë e deri me sot kane qenë në përputhje me kërkesat e elektoratit rugovian të LDK-së. Më duket që veprimi im kësaj radhe ‘nuk paskan qenë’ në harmoni me disa prej interesave të këtyre sahanlëpirësve nomadë te cilët me punën dhe angazhimin e vete deri sot e kanë treguar shume herë qe e kane sakrifikua interesin e partisë për atë personal”, ka thënë Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …