Delegacioni më i madh gjerman që deri tani ka vizituar vendin, sot dha konfirmimin për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Gjermanisë. Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka pritur anëtarët e Parlamentit nga CSU të Landit të Bavarisë i kryesuar nga Thomas Kreutzer. Haradinaj thotë se me Kreutzer kanë diskutuar për mundësitë e shumta ekonomike që ofron Kosova, për investimet direkte gjermane. Kryeministri ka shtuar se rrugëtimi ekonomik i Landit të Bavarisë, duke qenë motor i rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës, është shembull i mirë që Kosova duhet ndjekur, duke zbatuar në praktikë politikat për arsimin dual, mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …