Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robaj. Limaj thotë se Robaj do të kujtohet përherë si një nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut. “Sot, në 21 vjetorin e rënies përkujtojmë jetën dhe veprën e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj. Doktorin e luftës do ta kujtojmë përherë si një nga të parët i cili iu përgjigj zërit të atdheut. Doktor Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë, por edhe të plagosurve të shumtë të popullatës civile. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …