Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ish i burgosur politik, ish-kryetar i komunës së Ferizajt e ish-deputet në legjislaturat e kaluara, Bajrush Xhemaili, i ka hyrë garës për të fituar mandatin e deputetit duke kërkuar besimin nga qytetarët e Kosovës. Gjatë fushatës zgjedhore Bajrush Xhemaili ka takuar invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të komunës së Ferizajt ku ka deklaruar se këto kategori janë ndër kategoritë më meritore, që duhet të kenë një përkujdesje shumë më të madhe nga shteti dhe shoqëria. Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe ka thënë se do të jetë zëdhënësi i tyre në Parlamentin e Kosovës. Xhamaili ka marrë mbështetjen e fuqishme dhe përkrahjen e tyre për projektin e Dekadës së Re. Kandidati për deputet Bajrush Xhemaili, ka marrë pjesë në takime edhe në Lloshkobare ku është takuar me nëndegët e fshatrave Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe Koshare. Edhe këtu ka marrë mbështetje te vazhdueshme aktivistëve, për fitoren e madhe të PDK-së më 6 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …