Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur ngrohtë të hënën në mbrëmje nga bashkëvendësit në Skenderaj. Para qindra qytetarëve të kësaj komune, ai ka thënë se PDK-ja është parti shtetformuese dhe shtetndertuese, të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin. “Faleminderit Skenderajt për përkrahjen e vazhdueshme për PDK-në. Po ashtu, shumë faleminderit juve për përkrahjen tuaj gjatë karrierës time politike. PDK-ja, z. Veseli, dhe unë besimin e juaj do ta kthejmë në perspektivë për vendin”, ka thënë Hamza. Ai i cili është kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka folur për rrugëtimin politik të PDK-së, duke shpalosur pjesë të programit. Duke zotuar se se ky subjekt politik do të vazhdoj të bëjë më të mirën e mundshme për Drenicën dhe gjithë Kosovës. Hamza i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që më 6 tetot t’i besojnë kësaj, duke shtuar se të gjitha projektet kapitale politike, ekonomik dhe ushtarake mbajnë vulën e PDK-së. Bedri Hamza në listën për deputet të PDK-së mban numrin 8.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …