Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vitit të ri akademik, ka vizituar Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit. Me këtë rast ai ka shfrytëzuar rastin të drekojë së bashku me disa studentë. “Breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend. Sot, në ditën e parë të vitit të ri Akademik, vizitova Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit. Drekova bashkë me studentë dhe pashë nga afër kushtet dhe ambientet e tyre. Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot 4 mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …