Ish-zëvendësministri i PDK-së, Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes shoqërisë civile. “JO votë për mercenarët e Shoqërisë Civile”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”. Sipas tij, e keqja më e madhe vije nga subjektet politike të cilat sipas modelit agjenturor rekrutojnë pjesëtar të shoqërisë civile dhe të njëjtit pastaj i përdorin si zëdhënës të tyre dhe krejt kjo në emër të ‘zërit qytetar’. “Ata të cilët shfrytëzuan Shoqërinë Civile për interesa të subjekteve politike, nuk janë asgjë tjetër pos mercenarë të mendimit të lirë, tek të cilët e pakuptueshmja e djeshme lehtësisht bëhet e kuptueshme deri në shkallë kauze”, ka shkruar ai. “Ish analistët e Shoqërisë Civile të cilët garojnë në zgjedhje, duke keqpërdorur punën dhe mundin e mijëra aktivistëve të sinqertë, janë kandidat pa identitet politik, prandaj ata janë marioneta që nuk meritojnë të votohen nga qytetarët, ka deklaruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …