Isa Mustafa thotë se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive

Isa Mustafa, ka deklaruar se vizioni i themeluesve të këtij subjekti politik bëhet realitet me listën e kësaj partie për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se vizioni i themeluesve të këtij subjekti politik bëhet realitet me listën e kësaj partie për deputetë. Mustafa nëpërmjet një videoje ka kërkuar përkrahjen e LDK-në dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se kjo e fundit është e përgatitur për ta drejtuar Kosovës. “Vlerat e LDK-së janë vlera të Kosovës tonë, të sublimuara në përgjegjësinë për ta qeverisur mirë dhe drejtë vendin tonë me kryeministre, Vjosa Osmani, një kandidate të gjeneratës së re, nënë e dy vajzave, e përgatitur dhe e përkushtuar për përgjegjësinë që LDK-ja ia ka dhënë sot, e Kosova do t’ia japë nesër”. “Kam shumë arsye të besoj në përkrahjen tuaj për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …