“New York Post”, ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli

“New York Post”, ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli

E përditshmja amerikane, “New York Post”, e cila konsiderohet edhe si gazeta e preferuar e kryetarit të SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë faktit që Prishtina  është  mbushur me billborda të Trumpit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Duke nënkuptuar efektin e kryetarit amerikan në fitoren e zgjedhjeve në Kosovë si dhe duke rikujtuar takimin e zhvilluar mes Trump dhe Veselit në vitin 2017, përmendet se si kryetari i PDK-së ka zgjedhur pro-amerikanizmin si një mënyrë për të arritur fitoren. Gazeta rikujton se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA-në, por Serbia dhe pesë vendet e BE-së ende refuzojnë ta pranojnë atë. Kjo e përditshme amerikane, po ashtu, shkruan se Veseli ishte një ndër liderët dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Hacker: Do të duhej që Kosova gjatë dialogut të jepte sinjale lidhur me gatishmërinë për kompromis

Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi

Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …