Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka prezantuar prioritetet e kësaj partie për qeverisje

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate angazhohet për forcim të rolit mbikëqyrës në zbatimin e ligjit dhe fuqizim të zërit të qytetarit në të gjitha rastet e reagimit të tij, që vjen si pasojë e moszbatimit të ligjit dhe praktikave diskriminuese dhe korruptive institucionale. “Përdorim i të gjithë mekanizmave ligjor për rritjen llogaridhënies, dhe përgjegjësisë së ekzekutivit ndaj kërkesave të Kuvendit, organeve të tij me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë. Shfrytëzim i të gjithë mekanizmave ligjor të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit, dhe kontrollit të vlerësimit të performancës së institucioneve. Forcim të rolit të Kuvendit karshi institucioneve që i zgjedh – agjencive të pavarura dhe institucioneve që i raportojnë Kuvendit. Ndryshim të legjislacionit që mbulon institucionet e pavarura me qëllim të ngritjes së përgjegjësive, dhënien e llogarive për punë, dhe funksionalitetin Bordeve udhëheqëse. Objektivitet në përzgjedhjen e njerëzve, rekrutimin e tyre dhe delegim kompetent të përfaqësuesve në strukturat drejtuese, ekzekutive e vendim-marrëse të shtetit”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar: “Emërime me kohë dhe shmangie të praktikave me skandenca të mandateve dhe mosplotësime të vendeve vakante. Përzgjedhje meritore të funksioneve politike në bazë të kritereve profesionale. Eliminim të tendencave për dirigjim të legjislativit nga ekzekutivi”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …