Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës lidhur me përgatitjet e javës së fundit para ditës se zgjedhjeve, të cilat do të mbahen me 6 tetor. Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka thënë se tashmë gjithçka është gati për ditën e zgjedhjeve. Aii ka bërë me dije se të gjitha materialet janë të cilësisë së duhur. Ai ka theksuar se janë duke punuar që mos të kenë probleme gjatë zgjedhjeve. Halimi thekson se komisionerët janë të informuar për përgjegjësitë e tyre dhe palët e tjera në procesin zgjedhor. I pyetur për planin në raport me Policinë e Kosovës, bashkëpunimin me Prokurorinë e Shtetit në ditën e zgjedhjeve, ai, ka thënë se kanë pasur një takim të sigurisë, ku secili kanë treguar si do të veprojnë dhe janë, dakorduar të mbajnë edhe një takim para ditës së zgjedhjeve. Ndër të tjera, Halimi ka thënë se dje është bërë dërgesa e fundit nga diaspora, ku janë 4 100 dërgesa. KQZ-ja ka përcaktuar ekipet mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor do të mundësojnë votimin e personave me nevoja te veçanta të cilat nuk mund të dalin në vendvotim.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …