Shtatoren e Adem Jasharit në Sheshin e Lirisë, Rrugë me emrin e Adem Demaçit e Ukshin Hotit në Fushë Kosovë, ka premtuar Rrahim Ternava në një takim me veteranët, invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve, ku ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputet nga PDK-ja, Shqiptar Demaçi, Andin Hoti e Hidaim Rama. Kandidati i PDK-së nga Fushë Kosova me numër 77, ka thënë tutje se luftëtarët e lirisë janë vlera kombëtare dhe se këto vlera janë edhe në listën e kandidatëve për deputet. Ternava ka ftuar që të votohen edhe kandidatët Shqiptar Demaçit djali i Adem Demaçit, Andin Hoti djali i Ukshin Hotit dhe Hidaim Rama për deputet.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …