Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se vizioni i themeluesve të këtij subjekti politik bëhet realitet me listën e kësaj partie për deputetë. Mustafa nëpërmjet një videoje ka kërkuar përkrahjen e LDK-në dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se kjo e fundit është e përgatitur për ta drejtuar Kosovës. “Vlerat e LDK-së janë vlera të Kosovës tonë, të sublimuara në përgjegjësinë për ta qeverisur mirë dhe drejtë vendin tonë me kryeministre, Vjosa Osmani, një kandidate të gjeneratës së re, nënë e dy vajzave, e përgatitur dhe e përkushtuar për përgjegjësinë që LDK-ja ia ka dhënë sot, e Kosova do t’ia japë nesër”. “Kam shumë arsye të besoj në përkrahjen tuaj për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …