Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, tha sot në Drenas se ka grupe të njerëzve që qytetarët e kësaj komune i shohin si mall. Limaj tha se ky grup i njerëzve tash e 10 vite premtojnë, shantazhojnë dhe mashtrojnë njerëzit, por që sipas tij, ata kanë marrë fund. Kurse, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është shprehur i bindur se partia pjesë e të cilës është, ofron kandidatin më të mirë për kryeministër të vendit. Krasniqi tha se kushtet shoqërore dhe ekonomike që dominojnë në Drenicë dhe në Kosovë tregojnë se shteti duhet të drejtohet nga parimet e socialdemokracisë. Ai tha se vendit i duhet një klasë politike që e mundësojnë shtetin e së drejtës, ofrojnë një arsim më cilësor, një shtet të jetueshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Kryetari i degës së Nismas në Drenas, Isa Xhemajlaj, tha se ka shumë persona që po duan të blejnë vota, por sipas tij, ata duhet ta dinë se Drenica as nuk shitet e as nuk blihet.Ai ka premtuar se nëse bëhet deputet, 150 euro të pagës do t’i ndajë për një studentët nga Drenasi.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …