Kanë filluar punimet në projektin Kuqicë – Tërrnac

Në fillimin e punëve të projektit mjaft të rëndësishëm Kuqicë- Tërrnac, kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti Bekim Haxhiu, drejtoresha e Urbanizmit Sanije Ahmeti si dhe inxhinierë dhe profesionistë.

Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar: ”Sot, kemi bërë fillimin zyrtar të punëve në projektin Kuqicë-Tërrnac, një projekt i mirëpritur tek qytetarët që përfshin rreth 20 km rrugë, në segmente të ndryshme në disa fshatra dhe kështu do të përmbushim edhe disa prej kërkesave të qytetarëve. Ky projekt, është shumë i rëndësishëm i cili do të ndihmojë për të kompletuar infrastrukturën rrugore në shumë pjesë të fshatrave, duke përmbushur disa prej nevojave të qytetarëve. Vlen të theksohet se i njëjti projekt ka filluar në procedurë më shumë që dy vite, por deri tani nuk ka mundur të realizohet.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …